Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon' disa rrugë! Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit (VIDEO)

VLORË- Pavarësisht uljes së temperaturave, moti nuk i ka ndaluar pushuesit të kalojnë fundjavën në qytetin e Vlorës. Kjo ‘dyndje’ drejt jugut ka shkaktuar një seri automjetesh në rrugët e qytetit të Vlorës, kryesisht në Lungomare ku trafiku është mjaft i rënduar.

Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve duke shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore. Fluksin mendohej që ta lehtësonte Bypass i Vlorës, që u hap me datë 7 korrik. Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bajpasi ka synim të reduktojë mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Jemi mësuar të shohim kryesisht trafik të rënduar fundjavave pasi pushuesit kthehen nga plazhi por muaji gusht që sjell fluks të madh emigrantësh e shkakton edhe trafikun e rënduar në Vlorë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 13/08/2022 13:16

    Me qe ra fjala, kjo Toyota 619 BV Eshte e blinduar me targa qe duken fallco! Ka shume si kto ne rruget e vlores, shkodres Fierit e tiranes!!! Qeveria hesht si gjithmone.. Eshte bere shqiperia si Meksike e brazil ! Vetem ruhen nga njeri tjetri dhe gjithmone jane ne pritje nga dikush tjeter qe ka marre pagesen e rradhes... Vend gjuetie njerezish. Ku po shkojme keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë