Në tragetin 'Diamond Princess', i bllokuar në karantinë në Yokohama, në Japoni janë konstatuar pozitiv në testet e kryera për virusin e Wuhan 88 raste të reja, për një total prej 542 personash të infektuar.
Deri tani numri i personave që i janë nështruar analizave është 681 ndërsa numri i përgjithshëm i pasagjerëve në bordin e tragetit është rreth 3700.
Trembëdhjetë qytetarë amerikanë që u konsideruan të jenë "në rrezik të lartë" infektimi nga koronavirusi i ri, të cilët ishin në bordin e 'Diamond Princess', u transportuan në një strukturë të specializuar në Universitetin e Nebraska.
Ata ishin pjesë e 338 amerikanëve të evakuuar nga trageti i bllokuar dhe u riatdhesuan me aeroplan në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu dje janë evakuuar nga karantina lundruese edhe 22 qytetarë italianë.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi i Wuhan vazhdon të vrasë, 98 viktima në 24 orë, Studimi: Të moshuarit dhe të sëmurët 'objektiv' i sulmeve (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4072
Lajme të tjera
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë
23 Prill, 08:53
-
Tong Tong, krijohet vajza humanoide për familjet pa fëmijë
22 Prill, 13:56
-
Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës
20 Prill, 11:51
-
Formula 1/ Red Bull dominon edhe në Kinë, Verstappen në pole position pesë herë! Alonso niset i treti, zhgënjen Ferrari
20 Prill, 10:27
-
Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me Rusinë në fushën e teknologjisë së armatimit
20 Prill, 09:20
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
FOTO/ Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare
12 Prill, 19:31
-
Sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëron kompanitë kineze kundër mbështetjes së luftës së Rusisë ndaj Ukrainës
8 Prill, 16:43
-
Avionët kinezë patrullojnë mbi Detin e Kinës Jugore ku SHBA-ja me aleatë njoftuan për stërvitje detare
7 Prill, 15:42
-
Presidentët Biden dhe Xi, bisedë telefonike “të sinqertë dhe konstruktive”
3 Prill, 16:25
-
Kritika ndaj drejtuesit të kompanisë Apple për komentet e tij pozitive për Kinën
27 Mars, 07:32