ITALI - Prokuroria italiane ka nisur inspektimet në Tragetin e djegur, teksa “Norman Atlantic” mbërriti në portin e Brindisit rreth orës 16:00, pas 6 ditësh në det të hapur. Organi i akuzës ka mundur që të rikuperojë kutinë e zezë të trageti, një element mjaft i rëndësishëm ky për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe të gjithë dinamikën e ngjarjeve, por po ashtu edhe disa dokumente të dobishme për ngarkesën në anije.
Ne traget mund te jete trupa te pajete
Ndërkohë prokurori Ettore Cardinali pas inspektimit në traget është shprehur se nuk përjashtohet mundësia që në anije të ketë trupa të pajetë, por për arsye sigurie akoma nuk është bërë një inspektim i plotë në brendi të “Norman Atlantic”, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet trageti.
Te zhdukurit 10-15
Sakaq, prokurori i Barit, Volpe, i cili mori pjesë gjithashtu në inspektimin e tragetit, është tërhequr nga deklarata e disa ditëve më parë kur tha se 98 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas tij, të zhdukurit janë rreth 10 deri në 15 persona, kjo duke iu bazuar listës që posedojnë autoritet italiane, me 499 persona në bord. Megjithatë, Volpe shton se numri i saktë i të humburve do të mund të mësohet kur Greqia të vendosë ti japë prokurorisë italiane, listën e saj të të mbaruarve në traget.
Tragjedia e ndodhur mëngjesin e 28 dhjetorit, kur trageti u përfshi nga flakët në zonën e hambarit, ka shkaktuar 11 viktima të konfirmuara.
“Norman Atlantic” u fut në ujërat shqiptare dhe për pasojë u desh vendimi i palës sonë për t’u marrë në sekuestro nga Italia. Gjatë pasdites së të mërkurës trageti qëndroi në radën e portit të Vlorës, shumë afër Sazanit rreth 2 milje nga bregu, derisa me përmirësimin e motit nisi lundrimin drejt Brindisit.
6 persona ne hetim per tragjedine
Ndërkohë, numri i të akuzuarve për shkaktimin e kësaj tragjedi ka shkuar në 6. Pas kapitetin Giacomazzi dhe pronarit të tragetit Carlo Visenti, Prokuroria e Barit ka futur në regjistrin e të dyshuarve edhe katër persona të tjerë. Bëhet fjalë për dy anëtarë të ekuipazhit dhe dy përfaqësues të kompanisë greke Anek Line që kanë marrë me qera tragetin. Mbi ta rëndojnë akuzat “vrasje nga pakujdesia e mbytjes së anijes” dhe “vrasje dhe plagosje e shumëfishtë”.

“Do doja që të gjithë pasagjerët t’i ktheja në shtëpi”. Kështu është shprehur komandanti i tragetit “Norman Atlantic” Argilio Giacomazzi para gazetarëve ndërsa futej në shtëpinë e tij. Kapiteni tha se është shumë i lodhur dhe që të mos e thërrasin hero duke sqaruar se në këtë situatë komplimentet nuk janë të nevojshme. Kapiteni i tragetit të tragjedisë vuan edhe nga një intoksikim i lehtë pasi ka thithur tym kur zjarri përfshiu “Norman Atlantic”.

Një muaj më parë, tjetër zjarr në tragetin e të njëjtës kompani
Në fakt zjarri i rënë në “Norman Atlantic” është i dyti që në më pak se një muaj prek bordin e një trageti që bën linjën Itali-Greqi për llogari të kompanisë Anek Lines. Më 30 nëntor rreth 25 milje larg Brindisit një tjetër traget i kësaj kompanie i drejtuar për në Igumenicë u përfshi nga flakët e zjarrit.
Trageti Norman Atlantic u përfshi nga flakët më 28 Dhjetor kur ndodhej pranë Sazanit
Trageti “Norman Atlantic” u nis në orët e para të mëngjesit të së dielës nga Igumenica e Greqisë me destinacion Ankonën e Italisë, ndërsa dha alarmin SOS për përfshirjen nga flakët kur ndodhej rreth 12 milje larg ishullit të Sazanit. 11 viktima janë shënuar deri më tani nga kjo tragjedi, ndërsa një mister ka përfshirë numrin e personave që mendohet të jenë të humbur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com