Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën e Shtërpcës ku një shtetas serb ka goditur me thikë dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve ka humbur jetën ndërsa i dyti është dërguar për trajtim më të specializuar në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga nga mediat e Kosovës të cilat citojnë burime të policisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se foshnjat kanë qenë vetëm një muaj e gjysmë.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Shtërpcë rreth orës 19:30, prindi 34 vjeçar ka therr me thikë dy fëmijët e tij binjakë të moshës 40 ditëshe. Njëri nga ta ka vdekur në shtëpi, derisa tjetri është nisur për Nish për trajtim”, shtoi  Gashi.

34 vjeçari është arrestuar ndërsa vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com