Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje malazeze dhe i riu që tentoi t'i shpëtojë

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje malazeze dhe i riu që tentoi t'i shpëtojë

Pamje nga liqeni i Shkodrës, në anën malazeze

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në anën malaleze të liqenit të Shkodrës, për shkak të një stuhie që përmbysi varkën në të cilën ndodheshin në total 9 persona.

Sipas një personi, i cili ka qenë po ashtu brenda varkës, janë mbytur një cift bashkëshortësh, vajza e tyre si dhe një djalë që u përpoq t'i shpëtonte. "Ata mund të ishin shpëtuar, por nëna po përpiqej të shpëtonte fëmijën, prandaj u mbyt dhe ajo. Dhe babai u mbyt teksa po shpëtonte fëmijën dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë”, është shprehur ai për median malazeze "Vijesti".

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për të njëjtën media, pa dhënë detaje të mëtejshme, se trupi i një të mbyturi është gjendur.

Pesë persona raportohet se duke notuar, kanë arritur të dalin në breg dhe të shpëtojnë. Varka me nëntë persona në total, mësohet se i ishte drejtuar Manastirit të Vranjës. 

Sakaq, departamenti i emergjencave dhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar për gjetjen e 3 trupave të tjerë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën