Tragjedi në Mesdhe, mbyten 100 emigrantë libianë, mes viktimave edhe fëmijë

Një anije me mbi 100 refugjatë libianë është mbytur në Mesdhe këtë të premtee. Teksa liderët e vendeve të Bashkimit Evropian vijojnë përplasjet e ashpra për krizën e emigrantëve, në Mesdhe nuk kanë të ndalur tragjeditë.

Raportohet se varka ndodhej në lindje të Tripolit, rreth gjashtë kilometra në momentin e tragjedisë. Roja bregdetare libiane gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, ndërkohë 14 persona të tjerë janë shpëtuar.

Mediat raportojnë se të paktën 100 refugjatë janë mbytur nga kjo tragjedi. Viktimat ishin të gjithë emigrantë libianë të cilët kishin për destinacion brigjet europiane në kërkim të një jete më të mirë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aus: 30/06/2018 10:59

    Shqiperia ime mos u trend nga refugjatet hapi deren te hyjne

    Përgjigju
  • Ilo: 29/06/2018 22:39

    Dhimbje per tragjedine ,dhe trishtim per ate cfare SHBA dhe disa vende te BE bene mbi gadishullin arabik Egjypt Siri dhe Libi nepermjet te ashtuquajtures "pranvera arabe" qe ne fakt eshte kthyer ne pranveren e tmerrit luftes dhe vdekjes per gjithe popullsine e ketij rajoni,nuk ka faj Salvini ,Italia dhe Be nuk kane pse te paguajne pasojat e vendimeve katastrofe te Bush Bler dhe Sarkozy qe per interesat e tyre shkatrruan te gjithe statukuone qe egzistonte ne Lindjen e Mesme duke i vene zjarrin gjithe rajonit dhe tani BE dhe populli i ketyre rajoneve po paguajne kete politike te mbrapshte

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 29/06/2018 22:16

    I zhdukte zoti nga faqja tokes Salvinin e Trampin

    Përgjigju
    • Gerti: 29/06/2018 23:11

      Nuk e ndezi luften as Salvini dhe as Trump. Bush dhe Bler ja bene peshqesh europes edhe emigrantet pa fund edhe viktimat. Europa duhet ti mbushe anijet dhe ti zbraze ne brigjet britanike dhe ato amerikane. Gjoja ne emer te lirise shkateruan shtete dhe kombe te tera. Ku ti coje Salvini gjithe keta fatkeqe? Ti marre Macron dhe Mei, shtetet e tyre jsne fajtore.

  • Popull: 29/06/2018 22:09

    Dhimbje. U prehfshi ne paqe engjej te vegjel.

    Përgjigju
  • Saimir: 29/06/2018 21:27

    Vetem ata qe kane femije mund te kuptojne keto foto. Eshte tmeruese kjo qe ndodh me emigrantet, largohen nga vendi i tyre per nje vend me te mire dhe as e imagjinojne qe do vdesin rruges, zoti i ndihmofte

    Përgjigju
    • Doni: 30/06/2018 09:49

      E tmerrshme,ska fjale.... :(

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën