Bilanci i mbytjeve në vendin tonë sa vjen edhe rëndohet nga dita në ditë.
Dy fëmijë janë mbytur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe në Liqenin e Shkodrës.
Viktimat janë dy kushërinj E. T. 13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë.
Varkën e mori rrjedhja, 2 fëmijë u mbytën, 5 shpëtuan
Sipas policisë, 7 persona po lundronin në liqen me një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.
Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku për pasojë 5 persona kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy fëmijët janë mbytur.
Trupat e fëmijëve janë nxjerrë nga ujërat e liqenit nga policia me ndihmën e banorëve të fshatit rreth orës 17.45.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rëndohet bilanci i mbytjeve në vend
Gjatë muajit të fundit kanë humbur jetën disa turistë, por edhe qytetarë shqiptarë në plazhe në Velipojë, Durrës, Divjakë dhe në jug të vendit.
Para dy ditësh në Divjakë humbi jetën një 12-vjeçare, ndërsa dje pasdite në Zvërnec u mbyt një 10-vjeçare në Portonovë, në të njëjtin vend ku para një muaji u mbytën tre persona.
Ndërsa në Divjakë edhe në Durrës gjatë muajit Korrik dhe Gusht janë mbytur disa turistë nga Kosova që kishin ardhur për të pushuar në Shqipëri.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com