MIRDITE - Punëtorët e HEC-it në Mirditë, pas nisjes së protestës së tyre pranë hidrocentralit të Qafë Mollës, kanë shkuar pranë zyrave qendrore të kompanisë turke “Efato Glu” në Rrëshen. Ata kerkojnë që përgjegjësit e tragjedisë, ku vdiqën 3 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një turk, të arrestohen dhe jo shteti të heshtë përballë këtij skandali.
Punëtorët e HEC-it në Mirditë janë shprehur se do të qëndrojnë në protestë deri sa kërkesa e tyre për kushte më të mira pune të plotësohet ose në të kundërt nuk do të vazhdojnë punën.
Ndërkaq në mbështetje të protestës së banorëve është bashkuar dhe kreu i komunës Kaçinar, Petrit Bardhi.
Ndërkohë policia e Mirditës ka shoqëruar rreth 20 persona pjesë e administratës së firmës turke “Efatto Glu” për të dhënë sqarime për këtë ngjarje, teksa nuk ka ende asnjë të ndaluar. Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Protesta e 200 punëtorëve dhe banorëve të zonës nisi paraditen e sotme pranë HEC-it të Qafë Mollës, për të kundërshtuar kushtet e vështira në të cilat ata punojnë si dhe faktin e largimit të zyrtarëve të firmës turke "Efato Glu" pa dhënë asnjë sqarim për tragjedinë.
Kjo nuk është hera e parë që ato protestojnë ndaj firmës në fjalë për kushtet e sigurisë në punë, por situata bëhet edhe më delikate pas vdekjes së 2 shqiptarëve Pjetër Doda 37 vjeç dhe Ndue Legisi 50 vjeç, si dhe të shtetasit turk.

Tragjedia e HEC, 200 banorë në protestë ndaj firmës turke
Rreth 200 banorë dhe punonjës të Mirditës, kanë dalë në protestë paraditen e sotme në HEC-in e Qafë Mollës, ku humbën jetën dy ditë më parë 3 persona si rezultat i kushteve të sigurisë në punë.
Protesta e banorëve dhe punonjësve mësohet të jetë ndaj firmës turke “Efato Glu”, të cilët janë larguar pa dhënë asnjë sqarim për tragjedinë.
Një ditë më parë, u shprehën para kamerave, se kushtet në të cilat punohet në këtë firmë janë ekstremisht të vështira, ku sipas tyre ato nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë, çka janë bërë shkak i tragjedisë së paralajmëruar.
Nga ana tjetërvëllai i Ndue Legisit, njërit prej viktimave, pohoi se punëtorët shqiptar trajtoheshin e pagueheshin si skllevër dhe se kushtet e sigurisë në punë linin për të dëshiruar.
Lidhur me këtë ngjarje me porosi të Drejtorit të Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli është ngritur një grup inspektimi nga Tirana të cilët janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar me aksisidentin në galeri.

Të mërkurën e 30 korrikut, shkëputja e një masivi shkëmbor, pas një shpërthimi me dinamit në HEC-in e Qafë Mollës rezultoi fatal për 3 punonjësit, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe 1 turk. Pjetër Doda 37 vjeç nga Fani, Ndue Legisi 50 vjeç nga fshati Shebe dhe një punonjës turk, ka qënë duke punuar në tunelin me gjatësi 2000 metra, kur i ka zënë poshtë duke gjetur vdekjen e mënjëhershmë, ndërsa një tjetër punonjës turk ka mundur të shpëtojë.
Firma turke "Efato Glu" që po ndërton këtë hidrocentral mbi lumin fan në Mirditë ka nisur punën prej dy vitësh, ku do të ndërtohet një tunel 2 km i gjatë që do të shërbejë për furnizimin me ujë të këtij HEC-i.
Në këtë kantier janë të punësuar rreth 3 mijë punëtorë, shtetas shqiptarë dhe turq, ndërsa ata shpesh herë kanë dalë në protesta për kushtet e vështira të punës të cilët rrezikojnë jetën e tyre.

Inspektoriati Kombetar i Punes: Grup pune ne terren per ngjarjen
Lidhur aksidentin tragjik në Qafe-molle ka reaguar edhe Inspektoriati kombëtar i Punës, teksa në një deklaratë për shtyp ky institucion ka dërguar në terren një grup pune që do përpilojë një relacion të detajuar për ngjarjen.
“Po verifikojmë dhe analizojmë të gjithë dokumentacionin e subjektit veçanërisht dokumentin e vlerësimit të riskut, për të dalë në një kokluzion të qartë ligjor, nëse ishin marrë të gjitha masat e duhuara teknike dhe ligjore sipas ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, nëse ishin vendosur kushtet e duhura për parandalimin apo shmangien e aksidentit”, u shpreh Armando Logo, inspektor i grupit të punës.
Përfaqësuesit e inspektoriatit të punës pohuan se rezultatet e hetimit do bëhen publike në media.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO