Nëse cigaret elektronike do të zëvendësonin plotësisht ato të vërtetat, do të fitonim shumë dhe nuk do të humbim asgjë. Le ta qartësojmë menjëherë që kancerogjeniteti i cigareve ndodh për shkak se duhani kur arrin 900 gradë ose temperaturën e pirolizës në të cilën ndodhin reaksione shkatërrimi të molekulave të origjinës dhe transformime që shkaktojnë përbërës të rinj, çliron 13 hidrokarburë policiklikë kancerogjenë. Këto komponentë ndodhen në përmbajtje të tymit që thithet dhe kondensohen në katramin e duhanit: nga çdo cigare është e mundur të nxirret nga 3 deri në 40 mg katram.

Cigaret përmbajnë ndër të tjera edhe nikotinë (në përqindje nga 2 deri në 3 përqind, por ka dhe deri në 8 përqind) e cila nuk është kancerogjene, por është përgjegjëse për vartësinë klinike ndaj tymit, që krijon dhe skllavërinë nga duhani. Në fakt, është një substancë narkotike që mund të ketë efekt stimulues dhe shlodhës, por si të gjitha drogat, krijon vartësi psikologjike dhe fizike.

Në cigaret elektronike duhani është zëvendësuar nga glikol propilenik, i padëmshëm, si dhe nga glicerina vegjetale , e padëmshme, nga aroma dhe në pjesën më të madhe të rasteve nga nikotina: duke tuajtur doza të vogla mund të shërbejë për të shmangur kriza abstinence në duhanpirësit e fortë dhe të pengojë kthimin te duhani.
Pra cigarja elektronike duket si një formë inteligjente për të pakësuar dëmet nga duhani pasi simulon duhanpirjen, por nuk përmban duhan: duhanpirësit ndjejnë kënaqësinë e zakonit, pa rrezikuar jetën.

Unë besoj se njerëzit, qytetarët ashtu si dhe institucionet, në të vërtetë nuk janë akoma ndërgjegjësuar plotësisht për rreziqet dhe veçanërisht tragjedinë e kancerit të mushkërive që vret vetëm në Itali çdo vit 30 mijë vetë, sikur çdo ditë të rrëzohej një avion me pasagjerë.

Pyetjes së çfarë do të ndodhte sikur askush të mos pinte duhan i jepet lehtësisht një përgjigje: Do të shpëtonim mijëra jetë në vendin tonë dhe miliona jetë në Botë. Në fushën onkologjike pas 10 viteve do të kishim një ulje drastike të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, që pas 20 viteve do të ishte gati i zhdukur totalisht. Do të mbetej një kuotë tumoresh si pasojë e të tjerave shkaqe mjedisore, por do të ishte një përqindje shumë e kufizuar.

Mund të mendohet se vdekjet nga kanceri i mushkërive në Itali të kalojnë nga 30.000 në jo më shumë se 1000 çdo vit. Do të uleshin si pasojë edhe kostot sanitare, edhe pse në këtë fushë llogaritjet janë më komplekse. Për shembull, nëse hipotizojmë se një tumor polmonar i kushton Shendëtit Publik Italian nga 30 deri 40 mijë euro në vit, kursimi vjetor do të ishte 1,2 miliardë euro. E gjitha kjo pa llogaritur produktivitetin individual që humbet, kurimet extraspitalore dhe sidomos dhimbjen dhe vuajtjet e të sëmurit me kancer dhe të familjarëve të tij, të cilat nuk mund të maten kurrë.
 
*Shkencëtar dhe onkolog Italian me famë botërore për luftën ndaj kancerit dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë. (Shkrimi marrë nga e përjavshmja italiane Panorama)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)