Tragjedia e shqiptares! Gjendet e masakruar në një pyll në Francë! Familja në Berat nuk ka lekë të marrë trupin, kërkon t'i kthehet edhe nipi 3-vjeçar

BERAT - 37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës, ndërsa dyshimet sipas mediave franceze, janë se nëna e tre fëmijëve mund të jetë vrarë. Report Tv ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë edhe një apel për shtetin. Familja jeton në kushte të vështira dhe nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e Brunildës në Shqipëri.

"I lutem shtetit të na e sjellë vajzën se nuk e kam mundësi, ka vajza 5 ditë në morg, brenda mundësive shteti të vë dorën në zemër se jam edhe nënë invalide. Nuk kam mundësi ekonomike ta marr vajzën. Ju lutem, se një vajzë të vetme kisha. I lutem shumë Edi Ramës e gjithë pushtetit të vë dorën në zemër për vajzën time, të ma sjellë në shtëpi se nuk kam mundësi ta marr", thotë nëna e Brunildës.

E ëma e Brunilda Kovaçi

"Po presim çupën të na vi s'kemi lekë ta marrim ju lutemi shumë na ndihmoni, të keqen. I bëjmë apel shtetit të na vë dorë se jemi fukarenj, të keqen nëna. Duam çupën të na e bini këtu, se po qajmë kemi tërë natën e tërë ditën", thotë gjyshja e 37-vjeçares.

Gjyshja e Brunilda Kovaçit

Mes lotësh, ato janë të pikëlluara edhe për nipin e vogël 3-vjeçar, djalin që Brunilda kishte me vete në Francë dhe që nuk dihet fati i tij tashmë që nëna iu vra.

"Dy fëmijë i kam brenda. Përvec djalit që kam andej, e ka marrë shteti francez, e dua edhe djalin e vogël 3 vjeç", thotë nëna e Brunildës e cila ka rritur dhe ka mbajtur pranë vetes në Berat dy fëmijët e mëdhenj të vajzës së saj, 17 dhe 7 vjeç.

Prej vitesh, Brunilda Kovaçi ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa shkonte e vinte shpesh në Francë për të punuar. Mediat franceze thonë se ajo shfrytëzohej për prostitucion, por familjarët e saj në Berat nuk dinë asgjë rreth këtij fakti, dhe as motiveve përse ajo mund të jetë vrarë. Sipas nënës, vajza kishte rreth një vit që nuk kishte ardhur në Berat, ndërsa prej vitesh është divorcuar nga bashkëshorti dhe i rrit e vetme fëmijët pa përkrahjen as financiare të babait.

Trupi i Brunilda Kovaçit u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa detaji që çoi në identifikimin e saj ishte një tatuazh në krah, me emrin e një mashkulli shqiptar. Sipas mediave franceze, një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Gjithçka pritet të dalë në dritë nga hetimet e mëtejshme.

Brunilda Kovaçi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 30/12/2019 10:19

    Jevge paska qene kjo. Vertet ka vdekur por duhet thene qe eshte jevge. Jo pak jevga nga Shqiperia kane shku me shit trupin jashte Shqiperise apo edhe ne tallava ketu. Shqiptaret nuk mund te mbajne pergjegjesi per cka bejne jevgat.

    Përgjigju
  • Emi: 28/12/2019 17:13

    Popull pa zote shpijete kuk po i bjen mermete per te.

    Përgjigju
    • Arben: 29/12/2019 09:43

      Vetem popull pa zot kuptova une nga keto qe ke shkrujt, pjesen tjeter të fjalis nje zot e di se cfare eshte

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz