Tragjedia, futbollisti italian vret ish të fejuarën e më pas veten

Tragjedia, futbollisti italian vret ish të fejuarën e më pas veten

Futbollisti Frederiko Zini dhe ish e fejuara, Elisa Amato

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin italian, që ka tronditur jo vetëm vendin fqinj, por të gjithë në Evropë dhe mbarë futbolldashësit. 

Frederiko Zini, futbollisti 25-vjeçari i skuadrës Tuttocuoio në Serie D, i ka tronditur të gjithë më veprimin e tij, teksa mëngjesin e sotëm ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, ish të fejuarën, Elisa Amato, dhe më pas ka qëlluar dhe veten.

Elisa ishte 30 vjeç dhe punonte si shitëse në një dyqan veshjesh. Motivi i kësaj tragjedie dyshohet të ketë qenë ndarja mes çiftit.  Zini e kishte nisur karrierën te moshat e Maltës më pas ishte aktivizuar në kampionatin e Bullgarisë, Filipineve dhe Maltës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës italiane.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari kishte tentuar të rilidheshe me ish të fejuarën, por ajo nuk kishte pranuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici