Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, sot përcillen në banesën e fundit 30 prej të rinjve

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, sot përcillen në banesën e fundit 30 prej të rinjve

Foto nga varrezat e Koçanit, 20 mars

Maqedoni e Veriut-Tridhjetë nga të rinjtë që humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë lokalin e natës ‘Pulse’, Maqedoni e Veriut do të përcillen sot në banesën e fundit.

Ceremonia e varrimit në Koçan do të mbahet në orën 12:00 dhe me të cilën do të udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopi Stefan.

Në portën hyrëse te varrezat do të qëndrojnë priftërinj nga Koçani, prindërit dhe të afërmit e tyre. Ndërkohë priten që në ceremoninë mortore të pranishëm të jenë edhe qytetarë të tjerë.

 “Pas ceremonisë së varrimit, por edhe në ditët në vijim, të gjithë qytetarët e pikëlluar gradualisht, një nga një, do të mund të shkojnë në vendpushimet e përjetshme të viktimave, të luten për shpirtrat e tyre, të vendosin lule dhe të ndezin qiri”, bëri thirrje sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Sot ceremoni varrimi do të mbahen edhe në Shtip, Obleshevë dhe Shkup, shkruan Alsat.mk.

Tragjedia e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas, të cilët ishin në mesin e 59 viktimave së bashku me 6 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se 64 pacientë janë duke u mjekuar në institucionet publike shëndetësore në vend, dhe janë në gjendje relativisht të qëndrueshme, ndërsa 13 të tjerë janë duke u mjekuar në spitale private dhe 101 pacientë po mjekohen jashtë vendit.

Që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë