TIRANË - Për drejtuesit e Autoritetin Kombëtar të Burimeve Natyrore që monitoron zbatueshmërinë e projekteve, aksidenti që ndodhi në tunelin e Qaf-Mollës në Mirditë është aksidentale. Bexhet Ziaj, drejtori i HEC-eve pranë AKBN, në një intervistë për A1 Report, tregon se menjëherë pas ngjarjes së rëndë me tre viktima, një grup specialistësh kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë sekuestruar dokumentet e firmës.
“Me vajtjen në vendngjarje, grupi i AKBN-së konstatoi se kjo është një fatkeqësi, ku rezulton nga materialet se të 470 punonjësit ishin të siguruar dhe të instruktuar nga ana e shoqërisë. Ne mendojmë se mund të jetë një arsye natyrore ose një gabim teknik, defekt njerëzor i shkaktuar nga vetë personat.”- tha Bexhet Ziaj, Drejtori i HEC-eve pranë AKBN.
Po sipas tij hera e fundit që është monitoruar firmën turke për zbatueshmërinë e projektit ka qenë prilli i këtij viti dhe u ka rezultuar se ajo respekton parametrat e sigurisë.
“Është monitoruar në tremujorin e pare të këtij viti. Grupi i monitorimit është ballafaquar në terren me të gjitha ecuritë e punimeve. Ballafaqimi në terren është një mënyrë paraqitje e tyre me relacionet dhe raportet që kanë bërë. Ka një përputhje reale. Është një nga kompanitë më serioze të kryerjes së këtyre punimeve në Shqipëri”-shprehet Ziaj.
Edhe drejtuesit e Inspektoratit të Punës në Lezhë pohojnë për A1 Report se respektoheshin parametrat e sigurisë pasi punëtorët ishin me kasketa, veshje special, çizme dhe doreza, ishin të gjithë të siguruar dhe madje kishin edhe siguracion jete. Por ajo që ngre pikëpyetje është se çfarë ndodhte brenda në tunel, pasi vetë punonjësit janë ankuar se punonin në kushte mjaft të rënda.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO