Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas tragjedisë në Greqi. Në një postim në Facebook, Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të ofrojë çdo ndihmë të mundshme për shtetin fqinj.
Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave. Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë.
Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë që janë goditur nga kjo tragjedi.
Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mija janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre.Lulzim Basha, kryetari i PD-së
Lajmi kryesor: