Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve të forta, ndërsa 3 të tjerë fatmirësisht arritën të shpëtonin.

Viktimat janë identifikuar si Leonit Aliu rreth 22 vjeç nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Binaku 23 vjeç nga Prishtina. Aliu është i njohur dhe në botën e futbollit në Kosovë teksa ka qenë pjesë e klubit KF Fushë-Kosovë.

Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, Dion MyftariArbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Kanë qenë disa qytetarë që ndodheshin në zonë me Jet Ski, të cilët, në bashkëpunim me policinë, arritën të nxjerrin nga deti pesë të rinjtë, dy prej të cilëve pa shenja jete.


Lajmi kryesor:

Tragjedia te ‘Rana e Hedhun’, të rinjtë që u mbytën në det staf i UNUM, përgatiteshin për festivalin që nis sonte! Nisin hetimet për organizatorët