Tragjedi në Mirditë, 3 anëtarët e një familje ndërrojnë jetë nga COVID brenda një jave! U infektuan në ceremoninë mortore

RUBIK- COVID-19 është treguar i pamëshirshëm me familje Cara nga Rubiku. Djali dhe dy prindërit kanë humbur betejën me jetën brenda një jave, duke lënë pas dhimbje dhe frikë për familjarët dhe banorët e kësaj qyteze.

Shtatë ditë më parë ka ndërruar jetë në banesë, 83-vjeçari Hamit Cara. Brenda së njëjtës ditë ka vdekur në spitalin e Rrëshenit, i biri Alban Cara 42 vjeç.  Ndërsa nëna e tij, Dushe Cara 75 vjec u përcoll këtë të shtunë në banesën e fundit.

Të afërmit flasin me shqetësim për mënyrën e trajtimit të covid-19 me oksigjen në shtëpi. Dhimitër Koleci hedh dyshime se nuk ka funksionuar pajisja e oksigjenit që ka përdorur kjo familje.

Fqinjët tregojnë se e ndjera Dushe Cara kishte humbur edhe vëllanë pak ditë më parë nga COVID.

“E kam mik, nuk kanë pasur asnjëlloj problemi. Para një muaji i ka vdekur vëllai Dushes, pasi ka vdekur ajo, është sëmurë burri, 83-vjeç, djali 43-vjeç.  Gruaja është trajtuar te ‘Shefqet Ndroqi’, djali në shtëpi. Ku ka më rëndë. Nuk ka pasur sëmundje djali”, tha ai.

Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme me 2 prindër që kanë sakrifikuar shumë për rritjen e fëmijës. Alban Cara ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të mitur. Kjo tragjedi është një kambanë alarmi, ku sipas ekspertëve në ndryshim nga fillimi i pandemisë, ku vatrat e infektimit ishin në komunitet, tani më ato janë vatra familjare. 

Muaji shkurt ka regjistruar numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave. Nga fillimi i pandemisë në Qarkun e Lezhës janë regjistruar 5 115 raste, 4 257 të shëruar dhe 83 viktima. Vetëm gjatë ditës së djeshme, 21 persona humbën jetën, e ndërsa rezultuan pozitiv me COVID 780 raste të reja.

B.K./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento

Komente

  • Vitorja: 06/03/2021 15:20

    Bashkia e Rreshenit pa tjeter duhet ti ndihmoje Floren e dy djemt qe akoma i ka adoleshent . E meritojne ma shum se gjdo banore i qytetit te Rrubikut sepse ishin nje shembull i mire e pa tjeter di jene edhe dy djemt e Flores . Zoti ju dhante kivet e force per te hecur perpara ne jete.

    Përgjigju
  • Beni: 06/03/2021 09:36

    Kur ka familje te infektuara, ndihma per ta duhet te jete nga bashkesia, komuniteti ku jetojne, por edhe nga strukturat shendetesore. Ata kane nevoje per gjithshka, sepse jane te izoluar dhe te rraskapitur nga semundja. Tani, pas nje viti, e kemi kuptuar tashme, se si avancon kjo semundje. Kjo vjen me eksperience dhe marsi i 2021, nuk duhet te jete, kurrsesi marsi i 2020, kur semundja ishte ende e panjohur. Mos neglizhoni kur semundja shoqerohet me temperature mbi 38 dhe kjo temperature nuk zbret per dy dite radhazi. Kerkoni ndihme ne kete situate. Semundja fillon pa shume shqetesime, sa thua, hë se nuk qenka gjë. Po eshte ajo temperatura tinzare, qe perparon infeksionin ne mushkeri dhe ti nuk e kupton, se per çudi je ne gjendje edhe te komunikosh me miqte edhe te ndjekesh rrjetet sociale. Eshte semundje super e çuditshme.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Tabaku nga Sauku: Larg modelit të gënjeshtrave elektorale! Vetëm një qeveri normale rikthen shpresën