Një 17-vjeçare nga Durrësi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë (15 dhjetor 2024) pasi u prek nga meningjiti akut.
Pas ngjarjes tragjike gjimnazi 'Leonik Tomeo' ku mësonte 17-vjeçarja kanë reaguar në rrjetet sociale ku shprehin ngushëllimet për vdekjen e vajzës dhe nxënëses që shkolla humbi.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore.
Të gjithë u mblodhën për ti dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja qe ndjejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm.
Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja.
N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë shpirti yt në paqe!
Ngushëllime familjarëve!
Lajmi kryesor: