Tragjike në Prishtinë, i moshuari vret gruan me armë, qëllon për vdekje dhe veten

Tragjike në Prishtinë, i moshuari vret gruan me armë, qëllon për vdekje dhe veten

Policia e Kosovës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Fitim Duraku’, në lagjen ‘Kolovica’, ku 73-vjeçari H. C. ka vrarë gruan e tij 66-vjeçare Z. C. dhe më pas ka bërë vetëvrasje.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fitim Duraku” , në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jete pasi që nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës H.C. mashkull 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. (femër) 66  vjeç, është konstatuar nga ekipi  mjekësor në QKUK.

Bazuar në  hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni  se fillimisht është plagosur viktima Z.C   nga personi H.C dhe më pas  ky i fundit dyshohet  se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë,  në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh hetimore dhe po bëjnë  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)