Tragjike në Zvicër/ 17-vjeçari shqiptar shtypet nga treni, babai i tij përlot me dedikimin për të birin

Tragjike në Zvicër/ 17-vjeçari shqiptar shtypet nga treni, babai i tij përlot me dedikimin për të birin

Mengjesin e së premtes një ngjarje tragjike është shënuar në Oberglatt të Zyrihut në Zvicër, ku një 17-vjeçar është gjetur i vdekur në shinat e trenit të këtij qyteti. Viktima u identifikua si Rinor Bunjaku i cili ishte me orihjinë nga Gjilani i Kosovës dhe jetonte prej kohësh në Rümlangu i Cyrihut.

Sipas familjes Bunjaku, tregojnë se ende nuk i dinë rrethanat e vdekjes së 17-vjeçarit por vetëm dinë se ai është goditur nga treni dhe më pas ka humbur jetën në vend. Ndërkohë babai i tij ka shkruar disa statuse që kanë prekur zemrat e qindra njerëzve në Facebook.

"Ti po flen e un hala po pres qe ti me u qu, po tthirii amo ti spo qohesh, lem un te vdes e ti qu, pi foli shpirtit tond pi foli. Kom pa nfilma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr te dashures amo nuk ish e njejt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh ne paqe Djali jem drita jem RINOR." shkruan Fatmir Bunjaku.

Babai i viktimës,  bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 01/05/2019 18:29

    Ngushellime familjen. Zoti jja lehtesofte dhimjen Te qofte dheu i lehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)