Trajleri përplas këmbësorin pranë kryqëzimit të ‘Shënkollit’! Humb jetën 75-vjeçari! I treti aksident në Lezhë brenda 24 orëve (VIDEO)

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç ku një trajler ka përplasur një këmbësor 75-vjeçar të identifikuar si Jak Gjergji, i cili më pas humbi jetën në spital.

75-vjeçari ishte duke kaluar rrugën, në afërsi të kryqëzimit të “Shënkollit” kur u godit nga mjeti i tonazhit të rëndë. Edhe pse ai u dërgua në spitalin rajonal të Lezhë, përplasja ka qenë fatale dhe nuk mundi t’ju mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. 

Ky është i treti aksident që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës, me një bilanc prej 7 personash të plagosur. Mëngjesin e sotëm, një grua mbeti e plagosur pasi humbi kontrollin e automjetit në Lezhë dhe u përplas me grilën e një dyqani në anë të rrugës. Ndërsa, gjatë mbrëmjes të së dielës, një aksidenti i rëndë u regjistrua përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut ku dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 6 persona mbetën të lënduar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
U përplas nga trajleri teksa po kalonte rrugën në aksin Lezhë-Laç, 75-vjeçari ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë 75-vjeçari Jak Gjergji pas aksidentit të rëndë në afërsi të kryqëzimit të “Shënkollit” në aksin “Lezhë-Laç.” Ai nuk mundi t’ju mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

75-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një trajler, drejtuesi i të cilit është shoqëruar në polici.

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 24/10/2022 20:35

    te shikohen si i marrin patentat keta kaqola....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda