Trajneri Cerchesov zyrtarizohet në krye të Rusisë edhe për 2 vite

Trajneri Cerchesov zyrtarizohet në krye të Rusisë edhe për 2 vite

Stanislav Cerchesov

Botërori fantastik që zhvilloi Rusia duke shkuar deri në fazën çerekfinale aty ku u eliminua vetëm pas penalltive ka shpërblyer trajnerin Stanislav Cerchesov. Pas suksesit federata ruse e futbollit i ka rinovuar zyrtarisht kontratën trajnerit. Cerchesov, ish portieri i kombëtares ruse ka zgjatur marrëveshjen deri në përfundim të Euro 2020 me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera, pra në rast se Rusia siguron kualifikimin në Europianin e ardhshëm dhe bën një paraqitje dinjitoze, 54-vjeçari do të qëndrojë në krye të ekipit përfaqësues deri në Katar 2022. Cherchesov është në krye të Rusisë që nga viti 2016-të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament