Trajneri De Biasi: Nuk largohem nga
Shqipëria, kemi të ardhme të sigurt

Trajneri De Biasi: Nuk largohem nga<br />Shqipëria, kemi të ardhme të sigurt
Trajneri i kombëtares nuk do të largohet. Gianni De Biasi i ka premtuar besnikëri ekipit kuqezi duke deklaruar se “Unë kam kontratë deri në vitin 2017, kështu do të jem këtu”theksoi ai për super sport pas eliminimit nga Euro 2016.
 
Trajneri shikon një të ardhme të sigurt, ndërsa peng i kanë mbetur paraqitjet me Francën dhe me Zvicrën, teksa sipas tij mund të kishim dalë me pikë nga fusha.
 
“Nuk kam shumë pengje, ndoshta mund të kishim marrë ndonjë pikë ndaj Francës apo Zvicrës, por Kombëtares i mungonte eksperienca pasi është me lojtar të rinj, e kjo është mirë pasi e ardhmja është e sigurt”.
 
Në fund edhe dy fjalë për kapitenin, që e vlerëson maksimalisht për qëndrimin në fushë dhe jashtë saj në Euro 2016.
 
“Loriku është një shembull, ai është një lider i vërtet që din të udhëheq skuadrën, ishte shembull për atë që tregoi kur mori lajmin që nuk do të luaj ndaj Rumanisë nga minuta e parë”deklaroi ai.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë