Babai i Hansi Flick ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para ndeshjes Barça - Real Madrid (21:00). Trajneri i Barcelonës i informoi gjatë ditës si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit, por pavarësisht dhimbjes së madhe, ai pritet të jetë në pankinë sonte në përballjen vendimtare për titullin e La Ligës ndaj Real Madridit.
Lajmi kryesor:
Statistikat/ Sot El Clasico numër 264 mes Barcelonës dhe Real Madridit, katalanasve iu nevojitet një pikë për trofeun! Mungon Mbappe, Flick humbet të atin





