Trajneri i Al Nassr fajëson Ronaldon për eleminimin e skuadrës nga Superkupa e Arabisë

Trajneri i Al Nassr fajëson Ronaldon për eleminimin e skuadrës nga Superkupa e Arabisë

Cristiano Ronaldo

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, ka fajësuar pjesërisht Cristiano Ronaldon për humbjen e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Udhëheqësit e ligës arabe, u eliminuan nga gara nga rivalët e ngushtë Al-Ittihad të enjten, me nënshkrimin e ri dhe kapitenin Ronaldo që sërish nuk arriti të shënonte. 37 vjeçari ishte në mënyrë të ngjashme i qetë në daljen e tij të dytë dhe humbi një shans për të shënuar në pjesën e parë, gjë që Garcia sugjeroi se do ta ndryshonte barazimin në favor të Al-Nassr.

"Një nga gjërat që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte mundësia e humbur e Cristiano-s në pjesën e parë," u tha trajneri francez gazetarëve pas humbjes 3-1, me Al-Ittihad që kishte kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ditë historike për Kosovën, nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin

Ditë historike për Kosovën, nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin