I ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Gjergj Rryta, trajner fitnesi, i specializuar dhe për ushqyerjen e shëndetshme.

Ai foli për disa këshilla që të ndiqet aktiviteti fizik, gjë që ndikon në jetëgjatësinë tonë.

“Nëse ne kujdesemi për trupin tonë në rini, pra kujdesemi për muskujt dhe ushqimin e shëndetshëm, në do të shtojmë jetëgjatësinë tonë”, tha trajneri në studio.

Gjergji shtoi se do i rekomandonte grave në fazën e menopauzës që para se të nisin stërvitjet e trupit, të nisin aktivitetet kardiovaskulare më parë.

Trajneri tha se do ishte mirë që gratë të nisnin fillimisht me një ecje normale të lehtë, e më pas të shtojnë dozën e stërvitjes.

Javën e dytë mund të bëhen streçing ose pilates. Duhet të kombinohet aktiviteti fizik me ushqimet, si një mënyrë inteligjente për të mbajtur në formë trupin.

“Çelësi i një fiziku të mirë është që të ushqehemi mirë”, tha instruktori, duke nënvizuar se kjo është një formulë klasike, shumë efikase.


Lajmi kryesor:

Klinika 24’/ Infertiliteti te çiftet, dy mjekët Dekovi dhe Haxhiaj: Në rast se përballeni me probleme shtatëzanie, duhet të ekzaminoheni në kohë nga specialistët! Hapat që ndiqen