Trajneri i Inter-it, Antonio Conte pas humbjes në finalen e Europa leagues kundër Sevillas, së fundi dyshohet se ka rënë pre e një mashtrimi që i kushton rreth 30 milionë euro.

Sipas La Verita, financieri 54-vjeçar Massimo Bochicchio ishte duke punuar bashkë me Conte-n, kur ky i fundit ishte në stolin e Chelsea-s.

Tekniku italian i dha Bochicchio 30.6 milionë euro që të investoheshin, mirëpo kjo vlerë duhej të rikthehej në 30 qershor të vitit 2020.

Sidoqoftë, kur nuk u bë, Conte dhe shtatë të tjerë që kishin investuar iu drejtuan autoriteteve për të hapur një hetim.

Për të hedhur dritë mbi këtë, janë dy vendime të gjykatës tregtare angleze, një e muajit korrik dhe tjetra e muajit gusht, që sqarojnë sesi Conte dhe 7 të tjerë, përfshi edhe shoqërinë Superb Sport Limited, ranë pre e një mashtrimi ku u zbuluan se dokumenti ishin të falsifikuara dhe adresa e postës elektronike gjithashtu e rreme.

Gjykata angleze ka dhënë urdhër sekuestrimi për pasuritë së Massimo Bochicchio. Në sekuestrim përveç llogarive bankare, përfshihet edhe vila në të cilën Conte ka jetuar në Londër kur drejtonte Chelsean.