Të gjithë të rinjtë që duan të kryejnë praktikën në administratë, do të marrin pagesë edhe për ushqimin dhe transportin, dhe pavarësisht nëse fillojnë apo jo punë në institucione, do të trajnohen. Kjo është pjesë e ndryshimeve në projektligjin për Rininë, të cilin ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi e prezantoi në Komisionin e Ligjeve.
“6 trajnime të parashikuara mes shkollës dhe administratës publike që të rinjtë të mësojnë për etikën e të punuarit në Administratë, të mësojnë për buxhetimin, të mësojnë për aftësitë e buta që u nevojiten për tu bërë pjesë Administratës, Microsoft office dhe aftësi teknike për të shkruar një shkresë dhe për të përgatitur materiale. Edhe nëse nuk qëndrojnë në institucionet e administratës shtetërore, të kenë mundësinë që të fillojnë karrierën e tyre me pak më shumë dije se sa nga momenti kur u bënë pjesë e praktikës.”, tha ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi.
Për të gjitha talentet e reja, shteti do të paguajë për pjesëmarrjen e tyre në kompeticione jashtë vendit, përfshirë edhe udhëtimin e tyre, ndryshime që do i kushtojnë buxhetit 50 milionë lekë në vit.
Mirëpo projektligji i qeverisë, shihet me skepticizëm nga Opozita.
“50 milion të reja janë planifikuar për tu dhënë nga një sanduiç atyre të rinjve që do shkojnë në këto qendra rinore, nuk është zgjidhje. Ne Shqipëri duhet të investohet shumë për rininë sepse ajo po ikën. Me fshatra edhe rrethe kanë mbetur vetëm pleqtë. Një njëri që shkollohet nuk e gjen vendin për të marr një vend pune me meritë.”, tha deputeti i PD, Asllan Dogjani.
Në ndryshimet e ligjit për Rininë parashikohet përfshirja e të rinjve në vendimmarrje
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.2%
-
PD
12.3%
-
Partitë e vogla
20.6%
Vota total: 472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti ‘Smart City’ kalon në komisionet parlamentare, debate te ‘Siguria’, Dogjani: Pse u dyfishua vlera e huasë? Lamallari: Zbatimi për 12 muaj
11 Mars, 17:06
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
PD publikon pas zvarritjes edhe listën e Primareve të Tiranës! Një emër 'i panjohur' kryeson, dështojnë Dogjani, Nebiaj, Teliti, Biberaj, Kalaja dhe Harxhi! Njëri me zero vota! (LISTA)
2 Mars, 22:23
-
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
28 Shkurt, 15:16
-
Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024
27 Shkurt, 07:37
-
Raporti: Emigroi 40% e fuqisë punëtore! Në Shqipëri, ende paga të ulëta
25 Shkurt, 16:06
-
Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK
25 Shkurt, 10:54
-
Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum
22 Shkurt, 16:02
-
EMRAT/ Ja kush janë 289 kanidadët e Primareve në PD! Nga ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, te Spahia e Dogjani nën hetim nga SPAK! Qarqet ku do 'luftojnë' deputetët aktualë
20 Shkurt, 15:36
-
KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues ra! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë
19 Shkurt, 20:40
-
Punësimi i të huajve/ Lehtësi fiskale për agjencitë jorezidente, përjashtohen nga tatimi në Shqipëri
19 Shkurt, 07:43
-
Ndryshime në ligjin për rininë, PD: Elektoral, tërhiqeni! Zhupa: Pyesim KQZ! Muzhaqi: Drafti rrit financimin për të rinjtë
18 Shkurt, 15:01