TIRANË, 6 Mars / ATSH / - Në prag të sezonit turistik 2015, ATA (Shoqata Shqiptare e Turizmit), do të zhvillojë sesione trainimi për anëtarët e saj në disa fusha të  menaxhimit dhe marketingut të mikëpritjes. Këto trainime do të jepen prej një stafi të kualifikuar dhe të çertifikuar prej -AHLEI- (American Hotel and Lodging Education Institute).
Këto sesione do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin dhe në fokus do të jenë tema si, Internet Presence, Front Office, Restaurant Service, Hotel Management etj. /a.ke/