Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
Foto arkiv nga trajnimi i mësuesve
Ministria e Arsimit ka nisur Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve edhe në Tiranë duke ofruar trajnime të specializuara për mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga pedagogët e Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë së Universitetit të Tiranës.
Përveç Tiranës, në qytete të tjera si Durrësi, Elbasani, Kukësi dhe Gjirokastra po vijohet gjithashtu me programin, duke ofruar trajnime të kualitetit për mësuesit. Deri në fund të vitit 2024, pritet që më shumë se 4000 mësues nga i gjithë vendi të përfitojnë nga këto trajnime në lëndët e gjuhës shqipe, matematikës, lëndët e shkencave, arsimin fillor dhe teknologjinë e informacionit.
Për trajnimet e mësuesve po kontribuojnë me asistencën e tyre pedagogë nga 7 universitetet publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Korçës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti i Shkodrës.
Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës
Synimi është që deri në 2016-ën nga Programi Kombëtar i Zhvillimit të Mësuesve të trajnohen i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
73.4%
-
Opozitën
18.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Arsimi në ditët e tij më të këqija’/ Deputetja Xhixho kërkon interpelancë me Manastirliun: Dështim i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit
11 Maj, 18:53
-
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)
3 Maj, 17:51
-
Miratohet vendimi, Manastirliu: Hapet këtë vit Universiteti i njohur i Spanjës UNED në Gjirokastër
2 Maj, 10:20
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë
1 Maj, 09:31
-
Konkursi i Gjuhës Shqipe në fazën e gjysmëfinales, 16 shkolla në përballje
29 Prill, 08:20
-
Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro
16 Prill, 11:17
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35