Kërkesat për bllokimin e transaksioneve të dyshimta për Agjencinë Kundër Krimit në Britani, ishin objekti I takimit mes Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon.
 
Në takim mësohet të jetë folur për impaktin që kanë zhvillimet ndërkombëtare në punën e agjencive, masat për kontrollin më efektiv të flukseve ndërkufitare si dhe ecuria e renditjes së Shqipërisë në dokumentet e publikuar nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar.