Gjermani - Numri i personave meshkuj që duan të mbeten shtatzënë dhe të kenë fëmijën e tyre sa vjen dhe rritet.

Një transeksual shtatzënë është parë në qytetin e Berlinit në Gjermani. Transeksuali, identiteti i të cilit nuk dihet, mendohet se ka lindur një djalë pasi mbeti shtatzënë përmes një dhuruesi të spermës.

Personi pa identitet e kreu lindjen në shtëpinë e tij, pasi nuk pranoi që të regjistrohej në dokumentat e spitalit si nënë.

Babai, i cili mban organet riprodhuese të një gruaje, ka bërë prej kohësh një terapi për zëvendësimin e hormoneve për ndryshimin e gjinive. Fëmija, që u lind zyrtarisht më 18 mars, nuk ka nënë, por vetëm baba.

Detaje rreth dhuruesit të spermës janë mbajtur të fshehta për publikun, pasi ishte kërkesa e babait për të mbrojtur fëmijën e tij.

Babai kërkoi gjithashtu që në asnjë rrethanë të mos zbulohej gjinia e fëmijës së tij, por autoritetet nuk e morën parasysh këtë fakt dhe njoftuan se fëmija ishte një djalë.

Në Evropë ky është rasti i parë i një transeksuali që lind fëmijë dhe i dyti në botë, pas rastit të SHBA-së ku një transeksual lindi 3 fëmijë.



(v.gj/shqiptarja.com)