Një transeksuale ka fituar biletën dhe është zgjedhur në listën e 1058 personave për të udhëtuar drejt planetit të Marsit me një biletë vetëm vajtje.

'Projekti Mars One' është planifikuar të vihet në zbatim në vitin 2022 për të dërguar njerëzit drejt planetit të kuq. Transeksualja Melissa Ede punon si taksiste dhe shprehet se është shumë e emocionuar që është përzgjedhur për udhëtimin.

"Ka shumë njerëz që do të shkojnë në hapësirë, mes tyre dhe akademikë. Do të doja të bëja histori si personi i parë transeksual që shkoj në Mars", tha Melissa.

Në mesin e personave që janë përzgjedhur për të shkuar në Mars janë edhe fizikantë, studiues, shkencëtarë e shumë të tjerë.

Stafi mjekësor i projektit ka filluar punën për stërvitjen e personave që kanë rezervuar udhëtimin drejt Marsit, për t'ia bërë atyre sa më të lehtë jetesën në planetin e kuq.

"Ne presim që njerëzit të fillojnë të kuptojnë motivin që kandidatët kanë zgjedhur të ndërmarrin këtë hap gjigand", u shpreh shefi i stafit mjekësor, Norbert Kraft.


(v.gj/shqiptarja.com)