Transferime dhe emërime gjyqtarësh abuzivisht/KLD kryen ‘qokat’ e fundit përpara shkrirjes

Transferime dhe emërime gjyqtarësh abuzivisht/KLD kryen ‘qokat’ e fundit përpara shkrirjes

Gjatë një mbledhje të KLD

Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë kthyer tashmë në një përplasje të hapur dhe të vazhdueshme midis Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe anëtarëve të tjerë të këtij institucioni, që janë njëkohësisht edhe gjyqtarë.

Debatet e forta kanë vijuar edhe në mbledhjen e radhës të këtij institucioni, të mbajtur pasditen e së mërkurës, ku protagonist i përplasjes me ministren e Drejtësisë ka qenë anëtari i KLD, Gjin Gjoni.

Duket se në këtë mbledhje KLD ka vendosur të bëjë qokat e fundit përpara shkrirjes përfundimtare dhe krijimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Kjo pasi KLD ka miratuar disa vendime për transferime gjyqtarësh nga Gjykatat e Rretheve në Gjykatat Administrative. 

Në kohën kur u ngritën Gjykatat Administrative, gjyqtarët e tyre janë përcaktuar përmes konkursit, ndërsa në mbledhjen e sotme KLD ka vendosur të emërojë gjyqtarë nga gjykatat e zakonshme në ato administrative, përmes një procedure aspak transparente dhe që lë shteg për abuzime. 

Për të realizuar këtë veprim, anëtarët e KLD kishim përgatitur që më parë terrenin e duhur. Në një mbledhje të mëparshme, ku mungonte ministrja e Drejtësisë, KLD ka hapur pozicione vakante edhe në gjykatat administrative, madje edhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku në fakt nuk kishte asnjë pozicion të lirë.

Ndërsa në mbledhjen e sotme është bërë transferimin i gjyqtarëve, sipas vendeve që ishin shpalluir me herët të lira. Burime të besueshme nga mbledhja e sotme e KLD thanë se fillimisht, është votuar për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Kavajës, siç edhe ishte nevoja reale për plotësimin e trupave gjyqësore. 

Në pjesën e dytë të mbledhjes, kanë nisur debatet e forta mes ministres Gjonaj dhe Gjin Gjonit. Ministrja ka kërkuar nga KLD që të sillej në mënyrë të përgjegjshme dhe të zbatojë ligjin. Por kjo thirrje është kundërshtuar nga Gjin Gjoni, i cili duket se ka folur edhe në emër të anëtarëve të tjerë të KLD, duke thënë se vendimmarrja ishte e ligjshme. 

Pasi ka votuar vetëm për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Kavajës, Ministrja Gjonaj nuk ka pranuar të jetë pjesë e vendimmarrjes së KLD, të cilën e ka konsideruar të paligjshme dhe është larguar nga mbledhja.

Situata e krijuar në KLD e bën akoma më të nevojshme ngritjen e menjëhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me gjyqtarë të zgjedhur që kanë kaluar filtrat e vetingut, pa ndonjë lidhje politike, kriminale si dhe me integritet moral dhe profesional.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 14/06/2018 09:09

    Kjo periudhe tranzitore ne sistemin e drejtesise nuk duhet te penalizoje njerzit ne ceshtjet gjyqsore , ARSYEJA e thjeshte , ata GJYQTARE qe e dine qe do largohen ja fusin me top pro ANTILIGJIT ne favor te xhepit dhe per kete kategori pervec VETINGUT nuk duhet anashkaluar dhe NDJEKJA PENALE ku per vendimet qe marrin gjate kesaj periudhe qe bien ndesh me ligjet ne fuqi , te zbatohen 2-fishi denimit qe parashikon ligji ose me keq , se prap ata penalizojne qytetaret "NE EMER TE REPUBLIKES ".

    Përgjigju
  • Tini: 13/06/2018 21:41

    Shumica e KLD do jene jasht sistemit te drejtesise dhe mundohen te sjellin pwngesa me emetime qikash . Vetingu dhe mbas tij ndhekja oenale di jete rruga me e drejte e abuzyesve me detyren . Gjin Gjoni del hapur se eshte kunder vetingut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja