Report Tv mëson se Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi i janë drejtuar zyrtarisht me një shkresë Ministrit të Drejtësisë Toni Gogut duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me transferimin e Erion Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit.
Në shkresë kërkohet informacion për procedurat e ndjekura dhe nëse janë apo jo konform ligjeve.
Shkresa e dërguar nga Xhafaj dhe Çuçi është bërë në cilësinë e kryetarëve të dy komisioneve të Nismave Qytetare, Bashkëpunimin dhë Mbikëqyrjen Institucionale si dhe komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
Skandali me izolimin e Veliajt në një birucë në Fier, Xhafaj e Çuçi shkresë Ministrit të Drejtësisë, kërkojnë sqarime për procedurën! Deputeti i PS-Gogut: Nëse s’ke informacion, kot rri në detyrë










