Laçi dhe Vllaznia luajnë të diel në 15:00 për javën e tetë të Superligës. Ndeshja vlen për dy skuadrat, që në javët e fundit nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Miqtë e Mirel Josës kanë probleme dëmtimesh, duke mos pasur të gatshëm pesë futbollistë për transfertën e Kurbinit.
Latifi, Boshnjaku, Heriç, Hakaj dhe së fundmi Jonuzi nuk janë gati. Për Boshnjakun dhe Heric shpresat janë se mund të ketë një rikuperim në çastet e fundit. Mirel Josa do duhet të "shpikë" mesin e fushës, me Markun dhe Alivoda që pritet të jenë titullarë të diel. Me 10 pikë pas shtatë javësh, Vllaznia mban vendin e pestë duke qenë larg me pesë pikë nga kryesuesit e Partizani.