Transferta në Romë një makth, tifozi i Real Sociedad këput gishtin në stadium

Transferta në Romë një makth, tifozi i Real Sociedad këput gishtin në stadium

Tifozët e Real Sociedad dje në 'Olimpico'

Një tifoz spanjoll preu dje gishtin e vogël të njërës dorë, teksa priste fillimin e ndeshjes Roma-Real Sociedad në 1/8 e Europa League. Udhëtimi në Romë u kthye në një makth për një tifoz 50-vjeçar të Real Sociedad, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin "Gemelli" pak minuta përpara nisjes së ndeshjes.

Tifozi ishte kapur pas një grile në pritje për të hyrë në stadium, në sheshin menjëherë përballë sektorit të rezervuar për tifozët miq. Momenti i incidentit dhe  ​​dinamika nuk janë shumë të qarta. Tifozi filloi të bërtiste dhe të vraponte, duke pasur gjak nga gishti i vogël.

Menjëherë ai u dërgua në spital, teksa më pas një miku i tij dhe bashkëshortja gjetën pjesën e dëmtuar të gishtit. Tifozi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, për të bashkuar pjesën e këputur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë