“Dhoma me lagështirë, dyshekë e krevate të prishur””. Kjo ishte panorama me të cilën janë përballur për rreth katër dekada të rinjtë dhe të rejat që zgjidhin të studionin në Tiranë. Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët privatë që iu përgjigjën thirrjes së saj, gjithçka është transformuar.
Në kuadër të Paktit për Universitetin ka përfunduar tashmë rikonstruksioni i pothuajse të gjithë godinave studentore.
Vetëm në 4 muaj, “Qyteti Studenti” ka pësuar ndryshime të thella dhe të gjithanshme, të cilat sfidojnë qartazi afro 4 dekada, ku edhe vetë studentët me të drejtë në atë fund dhjetori të vitit 2018, ishin skeptik se realisht premtimet e bëra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mund të realizoheshin. Një sfidë jo vetëm për të mbajtur premtimet, por edhe një sfidë që godinat që do të restauroheshin t’i përgjigjeshin kërkesave të kohës, për të mbyllur një herë e mirë kapitullin e neglizhencës dhe abuzimit politik me studentët. Dhe ja sot, përmes fakteve dhe jo përmes retorikës politike, Qyteti Studenti shfaqet me një pamje të re, ku po të mos jesh pak i vëmendshëm mund t’i ngatërrosh godinat edhe me hotele të klasit të parë. Godina të restauruara, dushe 24 orë, tualete moderne, ndriçim në të gjitha katet dhe dhomat, sisteme ngrohje dhe ftohje, salla studimi brenda godinave, dhoma luksoze, gjelbërim përreth gjithë godinave, stola të rinj, shtretër të rinj, dyshekë dhe gjithçka tjetër të domosdoshme, aq sa për t’i pasur zili dhe shtëpitë në Tiranë, është panorama që ofrohet sot në “Qytetin Studenti”.
Godina nr. 6
Ronaldo Osmani nga Gramshi, i cili studion në Universitetin e Tiranës, për të dytin vit radhazi është banor i godinës nr. 6 në Qytetin Studenti. Vetëm 4 muaj më parë, rrëfen ai, situata ka qenë shumë problematike në këtë godinë, ndërsa sot godina e tij me të drejtë mund të vlerësohet si një model ku gjen gjithçka, aq sa ua kalon dhe mjaft hoteleve në Shqipëri. “Është si nata me ditën ndryshimi. Sinqerisht nuk kam besuar se në 4 muaj do të bëhej ky ndryshim, i cili tejkalon çdo pritshmëri. Dhoma të mobiluara me merak, dush, banjo, ndriçim, mobilje, salla leximi brenda godinës. Gjithçka është perfekte. Sinqerisht më duket realisht shumë më mirë se shtëpitë. Kam pasur dilema nëse do mund të realizoheshin premtimet. Sot ndjehem mirë për premtimet që u realizuan, sepse boll ishim mbushur me premtime të parealizuara”, shprehet Osmani.
Godina 28- 29
Anxhela Plaku është një studente nga Berati, e cila është mjaft e drejtpërdrejtë në vlerësimet që ajo jep. “Fillimisht nuk kam besuar se realisht do të bëhej diçka për godinat tona. Kishte vite e vite të tëra që na gënjenin, jo sot jo nesër, ja sa të mbarojnë këto zgjedhje sa të mbarojnë të tjerat. Isha pak a shumë shpresëhumbur se lëvizja jonë do të sillte ndryshime. Por sot e them copë se ato që janë realizuar në godinat tona 28 dhe 29, ishin shumë më shumë se pritshmëritë. Ka gjithçka për një jetë normale, dushe, drita, banjo, sallë studimi, ambiente të gjelbëruara, personeli i gjithi në dispozicionin tonë. Më vjen mirë për këto ndryshime dhe i ftoj të gjithë të jenë realistë, pasi ndryshimet s’janë të lehta, dhe se duhet të mësohemi t’i shohim gjërat pozitivisht dhe jo vetëm me dyshime”, komenton Anxhela.
Godina 20- 21
Edhe Xhoana Selimaj, studente për histori nga Mallakastra, vlerëson se të pranuarit e ndryshimit duhet të kthehet në mentalitet, kur mbahen premtimet dhe gjërat përmirësohen dukshëm. Sipas saj, vetëm 4 muaj më parë kishte pak shpresa se godina 20- 21 ku ajo banon do të mund të bëhej pjesë e një ndryshimi të premtuar. Teksa vlerëson mbajtjen e premtimit nga kryebashkiaku Veliaj që brenda një kohe rekord arriti të ndryshojë krejtësisht cilësinë e jetës për mijëra të rinj dhe të reja që kanë vendosur të studiojnë dhe të jetojnë në Tiranë.
“Nuk kam pse të kërkoj shtëpi me qira për një jetë më të mirë si studente. Këtu tashmë kam gjithçka që më duhet ujë, drita, dyshe, tualete moderne, sallë studimi, ambient fantastik të gjelbëruar. Më duket si një parajsë e vogël. Si studente e historisë më pëlqejnë faktet, dhe unë sot përballem me to çdo ditë në godinën ku banoj”, shprehet Xhoana.
Ndërkohë që puna në Qytetin Student vijon dhe kudo shesh ndërhyrje në godina si te 26, apo godina që sapo kanë përfunduar si godinat 9 dhe 10. Në 4 muaj sfida s’ka qenë e lehtë për të ndryshuar një mentalitet 30-vjeçar, “premto e mos bëj asgjë”. Por kur ndryshimi vjen, atëherë kemi të bëjmë me fakte dhe jo me retorikë. Studentët sot janë shumë më mirë se 4 muaj më parë dhe ky është një fakt. Ndërkohë, brenda mandatit të dytë të kryebashkiakut Erion Veliaj, në zonën e Qytetit Studenti do të ngrihet një kampus i ri universitar, me standardet më moderne europiane.
Mos lini asnje konvikt pa rregulluar,,,ne tirane,,Shkoder,,Elbasan,,vlore,,etj,,,TEK RINIA ESHTE E ARDHMJA E SHQIPERISE,,,....////POR DHE AZILET DUHEN PERMIRSUAR,,.///
PërgjigjuBravo bravo
Përgjigjukomente nuk ka!!filloni e shaeni ramen me pppp dhe veliajn si te lidhur me oligarke tani .perse nuk komenton njeri u kane plasur syte>?apo mendja vetem per negativitet!!e mira nuk u vleresoka!!
Përgjigju