‘Transformohen’ objektivat fillestare të buxhetit, shpenzimet  në fund të vitit shkojnë deri 5 mld euro! Bie synimi i financave për konsolidim fiskal që këtë vit

Ndërhyrja katër herë në buxhetin e shtetit për vitin 2021 si pasojë e pandemisë COVID-19, ka bërë që të ndryshojnë thuajse të gjithë parametrat fiskal.  Nëse në hartimin fillestar të buxhetit pritshmëritë ishin për të mbledhur 484.1 miliardë lekë ose 3.9 miliardë euro, tani pritet të mblidhen 44.5 milionë euro më shumë.

Burimi kryesor për të mbledhur më shumë para është konsumi i qytetarëve dhe xhiroja e bizneseve, pasi Ministria e Financave pret që nga TVSH-ja të mblidhen deri në fund të vitit 1,2 miliardë euro ose rreth 28 milionë euro më shumë sesa parashikimi fillestar i bërë në muajin dhjetor 2020.

Nëpërmjet këtyre rishikimeve që çdo herë kanë ardhur me rritje të optimizmit për situatën ekonomike, ka pasur edhe shtim të shpenzimeve, jo vetëm për pandeminë që ishte synimi kryesor por edhe për investime të tjera.

Në fund të këtij viti totali i shpenzimeve pritet të arrij në 5 miliardë euro, ose më shumë se 141,8 milionë euro më shumë se buxheti fillestar,shkak për këtë rritje sipas financave është bërë nevoja për fonde si pasojë e pandemisë COVID-19 por ndërkohë është rritur buxheti për infrastrukturën rrugore si dhe për teatrin kombëtar.

Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve për Shqipërinë, që nga ana tjetër sjell edhe thellim të deficitit buxhetor, i cili u parashikua gjatë hartimit të buxhetit 892,9 milionë euro dhe në rishikimin e fundit në muajin qershor ka arritur në 990,2 milionë euro.

Rritja e shpenzimeve theu edhe objektivin kryesor të qeverisë për të nisur konsolidimin fiskal këtë vit, por që s’do jetë e mundur. Edhe pse situata ekonomike paraqitet e stabilizuar aktualisht, vendi do të rris borxhin edhe këtë vit, pasi nëpërmjet aktit të katërt normativ është rritur stoku i borxhit publik me 450,1 milionë euro nga parashikimi fillestar.

Sipas Ministres së Financave Anila Denaj borxhi këtë vit do të jetë në shifrën e mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa rritja ekonomike do arrij në 5.5%.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta