Gjatë gjithë këtyre viteve të jetës parlamentare në Shqipëri, kemi ndjekur, nëpërmjet mediave, disa seancadëgjimore të Komisioneve të ndryshme të Kuvendit, kryesisht për nisma deputetësh të furnizuara nga pasione dhe beteja politike. Ato kanë degjeneruar dhe janë bërë të pandjekshme nga shqiptarët, pikërisht pse nuk përmbanin interes qytetar, por ishin thjesht ringje apo spektakle të pështira të politikës. Dje ishte hera e parë, kur në një séance dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit, do të pyetej thjesht për administrimin e një institucioni shumë jetik për ekonominë e një vendi, administrimin e bankësqëndrore.

Ishte po hera e parë kur një nismë për seancë dëgjimore në Komision, e ndërmarrë nga shumica kuvendore, nuk ishte sulmuar apo anatemuar nga opozita. Kjo, pse përmbajtja e seancës s’ka të bëjë fare me interesat afatshkurtra politike të partive parlamentare. Do të pyetej për administrimin dhe sigurinë e Bankës së Shqipërisë, bankës sonë qëndrore. Një strukturë kjo e goditur rëndë nga skandali i vjedhjes së parave nga një punonjës i saj i Departamentit të Thesarit. Gati e shkatërruar në besimin dhe respektin që shqiptarët mund dhe duhet të kenë për të, sidomos nga mënyra se si këto para janë marrë dhe nga pasiguria ekstreme e ruajtjes së stokut të parave të të gjithë shqiptarëve në Linzë të Tiranës.

Kuptohet që seanca dëgjimore me Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë do të ndiqej drejtpërsëdrejti nga mediat vizive dhe do të ishin shumë qindra mijëra shqiptarë që do ta ndiqnin nga ekrani i televizionit. Por kjo inspektore, me status ligjor tërësisht e pavarur, e cila një muaj më parë ishte në dispozicion të deputetëve të Komisionit dhe u përgjigjej pyetjeve që ata bënin për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, e gjykoi se nuk duhej të paraqitej 􀂿 zikisht në seancën dëgjimore. Kjo përbën një gabim fatal me transparencën publike, nga ana e një autoriteti qëndror mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Inspektorit të Përgjithshëm të saj. Sigurisht që në seancën e dytë të thirrur nga Komisioni disa ditë më vonë, inspektorja do të paraqitet, pse në lojë është vendi i saj i punës(Komisioni i Ekonomisë mund të kërkojë shkarkimin e saj).

Një sjellje e tillë dëshmon për shkallën shumë të ulet të transparencës publike që kanë struktura drejtuese të Bankës së Shqipërisë (Inspektorja e Përgjithshme është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të bankës sonë qëndrore). Ky Këshill ka dështuar që t’u japë shqiptarëve prova të pavarësisë së tij të gjykimit dhe të përkushtimit ndaj interesit publik. Ai nuk thirri një mbledhje të tij publike, në prani të mediave, që të gjithë shqiptarët të dëgjonin punët e bankës së tyre qëndrore, pas skandalit. Nuk do të thyente asnjë sekret shtetëror, po ta bënte këtë. Përkundrazi, do të ftonte një pjesë të besimit të publikut, nëse gabimet në administrimin e Bankës së Shqipërisë dhe ruajtjen 􀂿 zike të parave të shqiptarëve, do të diskutoheshin haptazi dhe shiheshin e dëgjoheshin nga të gjithë.

Këshilli Mbikqyrës i bankës sonë qëndrore zgjodhi pagojësinë publike, duke mos mbrojtur asnjë interes publik, por vetëm duke u kthyer në një shërbëtor të verbër të njeriut kryesor përgjegjës për skandalin në Bankën e Shqipërisë, Guvernatorit të saj. Në këto kushte, Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit bëri shumë mirë që rolin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës ta luante vetë, duke thirrur seanca dëgjimore me drejtuesit e saj. Dhe një drejtuese kryesore(të paktën në letra) është Inspektorja e Përgjithshme e Bankës, që firmos të gjitha raportet për Kuvendin, që janë detyrim kushtetues i këtij institucioni. Mosparaqitja e saj në seancën e parë d ë g j i m o r e është mungesë e plotë transparence ndaj shqiptarëve dhe ndaj autoritetit më të lartë të vullnetit të tyre, Kuvendit të Shqipërisë.

Por edhe një dështim i rradhës i strukturave drejtuese të sotme të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur Bankën nga pasojat e vjedhjes dhe skandalit të saj, që janë dhe detyrat kryesore dhe përgjegjësia madhore që duhet të mbajnë, në këto kushte. Guvernatori, Këshilli i Bankës dhe Inspektorja e Përgjithshme mund të ndihmojnë strukturën për të cilën paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptare, por edhe veten e tyre, vetëm nëse nuk i fshihen pyetjeve të deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Duhet ta kuptojnë qartë se në gojën e këtyre deputetëve që do të pyesin, janë revolta, indinjata dhe interesat e prekura të të gjithë shqiptarëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)