Shqipëria shënon përkeqësim në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit. Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, raporti i fundit e vlerëson vendin me 39 pikë. Ndërsa në renditjen mes vendeve pozicionohet e 91-ta duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve.
Ndërsa Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar një rënie për 1 pikë krahasuar me vitin paraprak.
Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.
Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.
Transparency International thotë se të dhënat që përdoren për përpilimin e indeksit mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik: ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, përdorimi i funksioneve publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja, aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik, burokracia e tepruar që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik, emërimet politike në shërbimin civile, ligje që u mundësojnë zyrtarëve publikë të mos e deklarojnë pasurinë apo konfliktet e mundshme të interesit, mbrojtja ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit, kapja e shtetit dhe qasja në informacione mbi çështje publike dhe aktivitete të Qeverisë.
Ndërkaq, ky indeks nuk mbulon perceptimin e qytetarëve për korrupsionin apo përvojën e tyre me këtë dukuri, mashtrimet me tatime, rrjedhjet e paligjshme të financimeve, personat që mund të ndihmojnë në kryerjen e veprave korruptive, pastrimin e parave, korrupsionin në sektorin privat dhe ekonomitë dhe tregjet joformale.
Komente










Perfekt! Shqipëria nuk bëri asgjë gjatë vitit 2025! A e dinë këtë? Një makinë që ndalet shkon zero km!
Përgjigju