TIRANE - Shoqata e invalidëve kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë për transportin falas i cili sipas marrëveshjes së caktuar disa ditë më parë mes transportit publik dhe ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj do t`i mundësonin udhëtimin falas invalidëve.

Edhe pas këtyre negociatave është bërë e ditur nga invalidët që ata janë dhunuar dhe janë zbritur nga autobusi. Transporti publik vazhdon t`i presë bileta invalidëve edhe pse ata janë të pajisur me librezat e tyre të invaliditetit. Shoqata e invalidëve ka dalë në protestë me qëllim për zgjidhjen nga ana e bashkisë të këtij konflikti mes tyre dhe transportit publik.
 
Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëve. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë dhe se ministri Veliaj  duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.

Nga ana tjetër ministri i Mirëqënies Sociale Veliaj në një takim me shoqatën e transporteve ranë dakort që të respektojnë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve duke filluar nga dita e nesërme, datë 5 korrik 2014.

Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi invalidët janë dhunuar dhe janë zbritur nga autobusi.

Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)