Transporti publik, Veliaj: Do nisë
përdorimi i biletave elektronike

Transporti publik, Veliaj: Do nisë<br />përdorimi i biletave elektronike
Përmirësimi i transportit publik ka qenë në fokus të Bashkisë së Tiranës ditëve të fundit.

Për të kuptuar kërkesat e qytetarëve, Bashkia ka bërë një sondazh sipas të cilit ka rezultuar se shumica prej tyre janë të kënaqur me përmirësimiet e bëra por gjithashtu priten edhe më shumë punime.
 
Gjatë një takimi për "Transportin Publik", kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të miratohet vendimi për përdorimin e biletës elektronike, pasi duke u bazuar në rezultatet e këtij sonazhi, shumica e qytetarëve janë të gatshëm që të heqin dorë nga bileta fizike. Sipas tij, kjo është një zgjidhje shumë e mirë për të shmangur “hilet” që bëjnë disa udhëtarë për të mos paguar biletat.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave kalon vendimi i KM që i jep mundësinë Bashkisë së Tiranës të emëtojë biletën elektronike. Ka qenë proçes shumë i gjatë, për 25 vite ka qenë monopol i qeverisjes qëndrore, janë qeveritë lokale. Monopoli thyhet sot, Tiranë do jetë qyteti i parë dhe bashkia e parë në Shqupëri që do kalojë në njjë sistem elektronik ashtu si dje anoncuam risinëe re të parkimit në mënyrë elektronike.Nuk do ketë më fatorino dhe shkëmbim biletash në mënyrë fizike” u shpreh Veliaj.
 
Një tjetër përmirësim sipas Veliajt, është dhe shpeshtësia e stacioneve. Bazuar tek rezultatet e sondazhit, ai u shpreh se ky nuk është një problem për qytetarët dhe se feedback-u që ka marrë prej tyre është shumë pozitiv.

Pas kryebashkiakut të natës, për të pasur një Tiranë 24 orëshe, Veliaj njofton se do të zgjaten oraret e abutobusëve të cilat do të funksionojnë edhe natës si dhe të gjitha urbanët do të pajisen me kamera sigurie për të shmangur vjedhjet. 

Veliaj njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji do të nisë instalimi i GPS në të gjitha urbanet ku jo vetëm do të kontrollohen operatorët nga ana e Bashkisë, por njëkohësisht edhe qytetarët do të dinë në kohë reale vendndodhjen e saktë të autobusit.

Brenda këtij muaji, të gjitha linjat do të kompletohen me GPS dhe besoj se ky informacion nuk duhet të jetë monopol i Bashkisë. Atë duhet ta ketë çdo qytetar i Tiranës dhe shumë shpejt do të bëjmë një integrim me aplikacionin “Tirana Ime”, si dhe me tabelë elektronike në çdo stacion autobusi, qoftë ai që pret, ose ai që përgatitet të dalë nga shtëpia, të dijë ekzaktësisht ku është autobusi dhe sa vonon, duke parë GPS”, tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi