Transporti urban, Fatos Vrapi
Këshilli bashkiak sot të miratojë tarifat. 

Transporti urban, Fatos Vrapi<br />Këshilli bashkiak sot të miratojë tarifat. 
TIRANE - Fatos Vrapi kreu i Shoqatës së Transportit Urban në një dalje publike për mediat i bëri sot thirrje Këshillit Bashkiak por edhe qeverisë që të marrin një vendim për përcaktimin e çmimit të biletës së transportit urban.

Sipas Vrapit Këshilli bashkiak nuk duhet të bëjë presione e kërcënime pasi kjo shoqatë është biznes dhe nuk do të përfshihet me politikën po aktualisht ndodhet mes dy zjarreve. Vrapi tha se bashkia e ka në kontratë që të zbatojë të gjitha detyrimet ligjore por në katër vite nuk ka pasqyruar asnjë vendim.

Sipas Vrapit si pushteti lokal ashtu edhe ai vendor janë fajtor për situatën e krijuar dhe duhet të ndërhyjnë sa më parë për ta zgjidhur atë.  

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës