'Tranzicion në merkaton e verës dhe dimrit', Orges Shehi 'sms' drejtuesve: Tirana është në defiçit

'Tranzicion në merkaton e verës dhe dimrit', Orges Shehi 'sms' drejtuesve: Tirana është në defiçit

Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Superliga shqiptare e futbollit fillon nesër javën e 20-të. Në 13:00 në Rrogozhinë zhvillohet dueli mes Egnatias dhe Tiranës. Në lidhje me këtë duel ka folur për mediat edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Për numrin një të stolit të kampionëve në fuqi të Shqipërisë, ekipi i tij është defiçit me largimet e janarit. Xhixha, Ismajlgeci dhe dëmtimi i Abazajt kanë lënë boshllëqe në kampin bardheblu.

"Përveç dëmtimit të Kristalit, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme. Çdo ndeshje e analizojmë dhe marrim të mirat dhe të këqijat. Ajo ndaj Kukësit ka pasur më shumë të mira se të këqija. Do të përqëndrohemi te elementët që nuk ishin të duhurit, por të mos harrojmë që nuk kemi lojtarë si Geci e Abazaj", tha Shehi.

Trajneri Shehi ka treguar se largimet e janarit dhe dëmtimi i Abazaj janë mungesa të mëdha për bardheblutë.

"Mendoj se janë mungesa të rëndësishme, sigurisht që me atë që ishim në krahasim me atë që jemi, jemi pak deficit. Shpreojmë që Abazaj të kthehet sa më shpejt, Geci është kapiten dhe na la boshllëk me ikjen e tij. Ne që jemi, pjesa tjetër, duhet të japim 100% nga vetja jonë për të plotësuar mungesat. Në kampionat të gjatë ka ditë të mira dhe të këqija. Mendoj se duhet të kemi ekuilibër dhe të peshojmë ose analizojmë gjërat në mënyrën e profesionalizmit se në futboll ndodh gjithçka", tregoi trajneri.

Trajneri foli edhe për formacionin, ku e vuri theksin te minutat që lojtarët duhet të kenë në këmbë. Shehi nuk la pa përmendur as ndryshimin e ekipit në verë dhe në janar, me Tiranën që sipas tij ka defiçit.

"Ne kishim ndeshje Kupe ku futëm lojtarë të marrim minuta, nesër do të jetë një histori ndryshe. Sigurisht që në këtë merkato që ne kaluam, me tranzicionin në gusht, tani kemi përsëri një tranzicion tjetër se u larguan shumë lojtarë. Nuk e di sa do të ndikojë, do të bëjmë maksimumin për të qenë kompetitiv. Në disa situata do të kenë luhatje kaq të mëdha, por klubi i peshon dhe merr vendimet duket qenë të ndërgjegjshëm që duhet të arrihen objektivat. Në futboll kur hyn çështja financiare dhe menaxhimi i situatave, atëherë hyrje-daljet ekonomike dhe sportive i vlerëson dhe i vendos klubi. Mua dhe stafit më mbetet të bëjmë më të mirën tonë që edhe tranzicioni në këto muaj të mos ndjehet shumë se nuk është pak që të ketë dy periudha kështu", tha durrsaku.

Shehi vlerësoi Egnatian dhe nuk harroi afrimet që rrogozhinasit kanë bërë në janar.

"Egnatia ka skuadër cilësore, me elementë cilësorë, është investuar me lojtarë cilësorë. Merkato duhet të jetë për të përforcuar dhe ata kanë bërë shumë mirë se kanë afruar lojtarë cilësorë, kanë marrë edhe futbollistë të kombëtares dhe kanë ambicie të mëdha", tha Orges Shehi.

Pas javës së 19-të, Tirana kryeson me 34 pikë, teksa Egnatia me 27 pikë është në vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'