‘Travel fest Albania’, mbyllet me 22 çmime maratona e filmave që sollën botën në Tiranë

Pas një jave të maratonë, ku u shfaqën në tre kinema paralele në Tiranë mbi 120 filma, kushtuar udhëtimeve, natyrës, mjedisit dhe turizmit, u mbyll mbrëmjen e së dielës edicioni i parë i "Travel fest Albania", me një ceremoni të veçantë , ku u ndërthur, emocioni i garës në ndarjen e 22 çmimeve për regjisorë nga e gjithë bota,  muzika e zgjedhur, por edhe mesazhet pikante të fituesve.

Fituesi i çmimi të madh të festivalit, regjisori gjerman Oliver Goetzl me filmin e tij "Ujqërit e bardhë - Fantazmat e Arktikut", mori edhe dy trofe të tjera në kë festival si, çmimin e parë në kategorinë "NATURE & WILDLIFE" si dhe  çmimin si regjisori më i mirë i këtij festivali. Ai tha në një videomesazh dërguar menjëherë pasi u lajmërua për çmimet e fituara, se ishte i lumtur që filmi i tij pati impaktin e duhur tek publiku dhe juria. 

Filmi i tij "Ujqërit e bardhë - Fantazmat e Arktikut",  trajton një udhëtim plot emocione, në ndjekje të një tufe ujqërish në ishullin Ellesmere, në veriun e largët të Kanadasë, ndërsa ata luftojnë për të rritur të vegjlit e tyre në verën e shkurtër arktike. Epiqendra e dokumentarit është femra alfa e tufës, e cila  qëndron e fshehur në strofkën e saj dhe lind një brez të ri. Beteja më e madhe dhe thelbësore është ajo me kohën, pasi të vegjlit e saj duhet të rriten shpejt dhe ata kanë shumë për të mësuar nëse duan ti mbijetojnë dimrit të pamëshirshëm që po vjen.

Në kategorinë "Adventure", u shpall fitues dokumentari "Uta- Ngjitja për Kosovën " i regjisorëve Jake Tupman dhe Jack Somerville, një dokumentar që trajton emocionet, forcën, pasionin dhe shembullin e një luftëtareje të paepur të jetës. Bëhet fjalë për  34-vjeçaren Uta Ibrahimi,  e  para nga Kosova që tentoi të ngjitet në malin Everest. Qëllimi i saj ishte të frymëzojë një gjeneratë të re të pasluftës në Kosovë që të largohet nga lufta dhe të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin e tyre.

Uta, kishte dërguar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve , një video përshëndetëse nga malet e Sharrit, pasi ishte njoftuar për marrjen e këtij çmimi.

"Shpresoj që nëpërmjet filmit të kemi mbërri me inspiru gjeneratat e reja në Shqipëri dhe kudo nëpër botë",  tha ndër të tjera protagostja e këtij dokumentari Uta Ibrahimi.

Çmimin e audiencës e fitoi filmi "Kthim në Edenin e humbur"  i regjisorit Adriano Zeça, që trajton një udhëtim në dy kohë drejt një ishulli për të vëzhguar jetën e nëj komuniteti indigjen që ai i quan njerëzit e luleve.

Pratogonist ëhstë vetë regjisori i njohur italian , Adriano Zeça, i cili më 1969,  atëherë 24 vjeç, shkroi shënime të shkurtra në ditarin e tij të udhëtimit mbi aventurën e tij të pabesueshme në një nga vendet më misterioze dhe më pak të njohura në tokë. Kjo përvojë e jashtëzakonshme, e ndarë me një komunitet indigjen pothuajse të pandotur, shënoi fillimin e punës së tij për këtë dokumentar. Në korrik 2019, pas gjysmë shekulli udhëtimesh, reportazhesh dhe dokumentarësh, duke përmbushur një karrierë që e çoi në pjesët më të largëta të botës, regjisorit italian i mbetet një pyetje e tmerrshme nga e kaluara: Çfarë ndodhi me ishullin e vogël të Siberutit dhe me "njerëzit e luleve" që banojnë në të? Ky dokumentar është një përpjekje për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, por, mbi të gjitha, është historia e një udhëtimi emocional  mbi kthimin dhe balancën ekzistenciale të një jete. 

Në kategorinë e filmit shqip u shpall fitues filmi "Sparks of Light" i regjisorit Burim Haliti, një film me mesazhe të rëndësishme, për forcën, energjinë dhe kreativitetin e një djali të jashtëzakonshëm, i cili edhe pse me aftësi të veçanta ia del të çajë në karrierë e ti marrë në dorë frenat e jetës së tij.

Regjisori Burim Haliti , një krijues me një varg çmimesh në karrierën e tij si kineast, tha se ky është çmimi i parë për filmin e tij të ri, dhe është një ogur i mirë për të si krijues por edhe për kauzën e mbështetjes për personat me aftësi ndryshe.

Një çmim i rëndësishëm i dhënë për një dokumentar të veçantë ishte edhe "Best script", me të cili u vlerësua skenari i dokumentarit belg  "Tandem Local" me regji të François Legrand. Dokumentari trajton sfidat e jashtëzakonshme të fermerëve, të cilët përpiqen me mish e me shpirt të ruajnë  traditën natyrën dhe të sigurojnë zinxhirin natyral ushqimor, sfidë kjo që i përball me qindra barriera të politikave moderne të globalizmit. 

Regjisori François Legrand i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha se "ky çmim shkon si mirënjohje për të gjithë fermerët e ndershëm në botë, që ashtu si protagponistët e dokumentarit të tij,  luftojnë çdo ditë për të mbrojtur tokën dhe jetën". 

Juria e " Travel Fest Albania" dha në finale të këtij edicioni të parë plot 22 çmime dhe u shprehën se prurjet cilësore të këtë  edicioni e bënë punën e jurisë mjaft të vështirë, në shumë raste, por filmat fitues në çdo kategori janë  me të vërtetë filmat më të bukur që mund t'i meritonin këto çmime. Ema Andrea dhe Lutfi Dervishi, si përfaqësues të jurisë së festivalit, rekomanduan një sërë filmash të vlerësuar me çmime, që nuk duhen humbur nga publiku. 

Travel Fest Albania u mbajt në Tiranë nga data 18 korrik deri me 24 korrik 2022, kur u ndanë edhe çmimet e fituesve nga e gjithë bota.  Gjatë kësaj jave plot emocione, në tre kinema të Tiranës u transmetuan mbi 120 filma të gjinive të ndryshme që lidhen me udhëtimin, turizmin dhe mjedisin.

Drejtori i këtij festivali Pandeli Çeço tha në fund të  ceremonisë së ndarjes së çmimeve se kjo sfidë e parë për të ishte e mbushur plot emocione të bukura dhe ende pa u shuar shkëlqimi mbrëmjes së madhe të çmimeve, për të, nis puna për edicionin e dytë të "Trafes Fest Albania" një edicion për të cilin ka shumë më tepër pritshmëri por edhe ide sfiduese.

"Travel fest Albania" u mbështet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Turizmit dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë. përqafësuesit e këtyre institucioneve si, nënkryetari i bashkisë Andi Seferi, Hubert Perr nga delegacioni i BE-së dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro,  e vlerësuan  këtë iniciativë , që bashkon artin me turizmin e mjedisin, si një promovimi mirë i Shqipërisë në botë dhe si pjesë e aktivizimit në mbrojtje të mjedisit dhe natyrës. 

Lista e plotë e fituesve në 22 kategori në edicionin e parë të "Travel Fest Albania"

NATURE & WILDLIFE

White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany

ENVIRONMENT & ECOLOGY

The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki | Poland

DESTINATIONS

Serra da Lousã | Filipe Morato Gomes | Portugal

HISTORY & HERITAGE

Antica Trasversale Sicula – Il cammino della dea madre | Francesco Bocchieri | Italy

 ADVENTURE

Uta – The Climb for Kosovo | Jake Tupman, Jack Somerville | Kosovo

EXPEDITIONS & ROUTES

Red Route Home | Adam Lisý | Slovakia

FOOD & DRINK

Caffè e Vino – due mondi un documentario | Vincenzo Lamagna | Italy

TV & WEB SERIES

Dear Mama | Devin Luther, Charlie Taylor | United States

COMMERCIALS

Time for Thailand | Vladi Korn | Thailand

 DRONE

Awakening | Enrique Alexander Gracia Herrera | France

ANIMATION

Red Wisdom | Hossein Moradizadeh | Iran

 ALBANIAN

Sparks of Light | Burim Haliti |

 Special Mention

Black Lagoon | Felipe Esparza | Peru

 Audience Award

Return to the lost Eden | Adriano Zecca | Switzerland

 Best Sound Designer

The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki |Poland

Best script

Tandem Local | François Legrand | Belgium

Best Cinematographer

Caged with Great White Sharks | Blane Henderson | United States

 Best Editor

White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany

 Best Director

The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki | Poland

 Best Film

White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin