Trazirat, Skënderbeu bllokon
huliganët e Dinamos së Zagrebit

Trazirat, Skënderbeu bllokon<br />huliganët e Dinamos së Zagrebit
Dinamo e Zagrebit nuk do të llogarisë tifozët ultras në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Elbasan përballë Skënderbeut në Champions League më datë 19 Gusht. Lajmi konrfimohet ekskluzivisht për gazetën “Shqiptarja.com” nga drejtori i stadiumit të Elbasanit, Dritan Kadia.

Policia Shqiptare dhe drejtuesit e ekipit të Skënderbeut u tremben trazirave të mundshme nga huliganët kroatë duke bllokuar udhëtimin e ultrasve të Dinamos së Zagrebit drejt Elbasanit. Por si do të identifikohen 700 tifozët e Dinamos që do të udhëtojnë në Elbasan?

“Kemi komunikuar me drejtuesit e ekipit të Dinamos së Zagrebit dhe nisur nga incidentet e mundshme që mund të shkaktojnë tifozët vendosëm që të bllokojmë udhëtimin e tyre për në ndeshjen me Skënderbeun.

Për ndeshjen e 19 Gushtit Dinamo ka në dispozicion 700 bileta dhe ata që do të udhëtojnë nga Kroacia do të kontrollohen imtësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në fund para futjes në stadium.

Tifozët që do të udhëtojnë në Shqipëri, Dinamo e Zagrebit do t’i pajisë me një leje, dokumentet të veçantë me të gjitha të dhënat personale dhe kur të mbërrijnë në Elbasan para futjes në stadium do t’u merret leja dhe do të pajisen me bileta.

Kështu do të shmangim tifozët e identifikuar si problematikë të ekipit kroat” shprehet drejtori i stadiumit të Elbasanit. Por, Skënderbeu nuk do të mjaftohet me kaq, pasi sipas tij klubi korçar do të vendosë edhe 250 stjuartë privatë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë për të shmangur përsëritjen e incidenteve në ndeshjen Kukësi-Legia. Por kush janë tifozët e Dinamos së Zagrebit?

Tifozët kroatë kanë një nga grupimet më të mëdha dhe problematike brenda dhe jashtë vendit. Ata njihen si “Djemtë e Këqinj Blu” dhe e kanë marrë emrin nga filmi hollivudian “Djemtë e Këqinj” i vitit 1983.

Jo vetëm kundërshtarët, por edhe vetë klubi i Dinamos së Zagrebit vitet e fundit ka pasur probleme me ultrasit, të cilët e kanë bojkotuar ekipin në dy vitet e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe akuzave që kanë pasur ndaj presidentit Zdravko Mamiç, por vendosën të rikthehen në stadium vetëm pak javë më parë, pas arrestimit të drejtuesve të klubit.



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën