Pas shpalljes së konkursit, tre artistët Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Ema Andrea dhe Laert Vasili kanë njoftuar vendimin përmes një statusi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës janë publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik.

Ndërkohë që Ministria e Kulturës është në një konflikt me aktorët e Teatrit për ligjin dhe zhvendosjen e teatrit. Aktorët kundërshtojnë zhvendosen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’.

Statusi i Ema Andreas
Pronar-e sallash mund te behet cdokush qe i jep leke i Zoti i shtepise, por historine qe ka kaluar ne ato salla nuk mund ta shbeje askush me koncepte tregtaresh! Problemi fillon kur nuk e sheh teatrin si institucion historik e kulturor por si salle me qera ku rendesi ka fitimi dhe jo vlera kulturore krijuese e njerezore! Teatrantet nuk jane as tulla e as tregtare (me gjithe respektin,) Ndjese per bezdine e kandidimit tim! #xde09;#xde09;#xde09; Me vjen keq por e kam per detyre te luftoj per parimet mbi te cilat u emerova modestisht Ema Andrea ne shoqeri!

Statusi i Laert Vasilit
Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës.

genc fuga ema vasili
Genc Fuga, Ema Andrea dhe Laert Vasili

d.b/shqiptarja.com