Agjencia e lajmeve Italiane ANSA raporton se 3 avionë luftarakë MIG janë në duart e militantëve të Shtetit Islamik, pasi u morën nga Siria. Avionët janë parë duke fluturuar mbi Aleppo dhe Raqa, teksa pilotohen nga pilotë tradhtarë irakianë, që kanë dezertuar aviacionin e Bagdadit. Ky lajm është bërë me dije nga Observatori Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në Siri, pas dëshmive të shumta që raportuan për fluturimin e avionëve në nivel të ulët në veri të Sirisë.