Në rrjetet sociale kanë qarkulluar katër foto prekëse sikur i përkasin tërmetit në Shqipëri të 26 nëntorit, por ato janë FAKE.
Fotoja e qenit që qëndron afër të zotit është shkrepur në Los Angelos, gjithashtu edhe fotoja kur shfaqet një burrë i vetëm mes rrënojave i ulur duke qarë apo edhe ai i fëmijës së vogël që mbulon fytyrën me duar nuk janë shkrepur në Shqipëri.
Ishte shumë e bukur, por nuk është e vërtetë as fotoja me autokolonën e makinave ushtarake që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Kjo foto është shkrepur rreth dy vite më parë kur në Shqipëri pati përmbytje.
Bravo Shqiptarja.com per kete investigim te cmuar ne kete dite te veshtire per popullin tone. Meritoni nje medalje!
Përgjigju