Tre herë kampion bote, ndahet nga jeta boksieri 46-vjeçar! 'Humbi syrin' në ring

Tre herë kampion bote, ndahet nga jeta boksieri 46-vjeçar! 'Humbi syrin' në ring

Israel Vazquez feston pasi mposhti Jhonny Gonzalez, 16 shtator 2006, Nevada - SHBA

Israel Vázquez, boksieri meksikan që fitoi tre tituj kampion bote ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaiman njoftoi ndarjen nga jeta të meksikanit këtë të martë. Boksieri me nofkën "El Magnifico" zbuloi më 10 nëntor se kishte sarkomë, një kancer, raportoi The Associated Press.

“Izraeli po prehet më në fund në paqe. Zoti i dhëntë forcë familjes së tij, ne i japim të gjithë mbështetjen gruas së tij Laura, fëmijëve të tij, familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Faleminderit kampion që la një gjurmë të veçantë. Ti do të jesh gjithmonë 'El Magnifico'", tha Sulaiman në X.  

Pas fitores në vitin 2008, Vázquez pësoi një shkëputje të retinës dhe përfundimisht humbi syrin e tij të djathtë.

Në garën për titullin botëror WBC, Vázquez luajti në një nga trilogjitë më të shquara të boksit në ato vite kundër bashkatdhetarit të tij Rafael Márquez, duke humbur në të parën në mbrojtjen e titullit, por duke rikuperuar rripin në të dytën dhe duke e mbrojtur atë me sukses në pjesën e tretë të trilogjisë. Márquez ishte pikërisht rivali i fundit i Vázquez në betejën e tij të fundit profesionale përpara se të varte dorezat në maj 2010.

Vázquez përfundoi karrierën me një rekord 44-5, me 32 fitore me nokaute.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën